• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

by editor
November 26, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Politike
Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste gjatë periudhës 2013-2017. Ylli Ziçishti, ishte një mjek kirurg shqiptar, i cili u bë i njohur për kontributin e tij në sistemin shëndetësor, por edhe për historinë e familjes së tij, të goditur nga represioni i regjimit komunist.

Ai lindi më 15 shkurt 1950 në Tiranë, ndërsa rrënjët familjare i ka nga fshati Ziçisht i Devollit. Është djali i Mihallaq Ziçishtit, ish-zyrtar i lartë i regjimit komunist, dhe nipi i Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1983, pas akuzave në kuadër të goditjes së grupit të Mehmet Shehut.

Në fillim të viteve ’80, pas goditjeve ndaj familjes së tij, Ylli Ziçishti u internua nga autoritetet komuniste, fillimisht në Koman dhe më pas në Dukagjin. Në vitin 1983 u transferua në Tepelenë, ku vijoi të ushtronte profesionin e mjekut kirurg. Sipas rrëfimeve për jetën e tij, për të mbrojtur bashkëshorten dhe djalin e vogël nga pasojat e persekutimit, ai u detyrua të ndahej për një periudhë nga familja, për t’u ribashkuar më vonë me ta.

Ziçishti kreu studimet për mjekësi në Tiranë dhe u specializua më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpara viteve ’90 ushtroi profesionin në Tepelenë, ndërsa më vonë u bë një nga emrat e njohur të kirurgjisë në vend. Për 16 vite mbajti detyrën e shefit të Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës së atëhershme, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në vitin 2013, Ylli Ziçishti hyri në politikë si përfaqësues i Partisë Socialiste, duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Korçës, në zonën e Devollit. Mandatin parlamentar e mbajti deri në vitin 2017.

Previous Post

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

Next Post

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

editor

editor

Next Post
Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

TË FUNDIT

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

November 26, 2026
Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

November 26, 2026
“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

November 26, 2026
“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

November 26, 2026
Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

November 26, 2026
“Nuk ka festë pa protestë!”/ Media zvicerane: Tubim në Gjenevë, në mbështetje të protestuesve shqiptarë

“Nuk ka festë pa protestë!”/ Media zvicerane: Tubim në Gjenevë, në mbështetje të protestuesve shqiptarë

November 26, 2026
“Linjë elektrike në fshat në këmbim të votave për PSD”, Kristian Shkreli mbërrin në GJKKO

“Linjë elektrike në fshat në këmbim të votave për PSD”, Kristian Shkreli mbërrin në GJKKO

November 26, 2026
“Protesta, institucioni më serioz”- Vizita e Marta Kos në Tiranë, Marjana Koçeku: Qytetarët kërkojnë ndryshim, elitat e vjetra politike kërkojnë mbijetesë

“Protesta, institucioni më serioz”- Vizita e Marta Kos në Tiranë, Marjana Koçeku: Qytetarët kërkojnë ndryshim, elitat e vjetra politike kërkojnë mbijetesë

November 26, 2026
GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit. Refuzohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë

GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit. Refuzohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë

November 26, 2026
Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë

Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë

November 26, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL