Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës (VIDEO)

26 Nëntor 2026 | 12:48

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputetes Elisa Spiropali i është ndryshuar vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës.

Pranë vendit të caktuar për Spiropalin ulen edhe deputetë të Partisë Socialiste. Vetë Spiropali ende nuk ka mbërritur në Kuvend.

Grupi parlamentar i PS të martën e 24 nëntorit zhvilloi një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit ku votuan pro heqjen nga grupi te deputetes, Elisa Spiropali.

Deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan gjatë votimit. Kërkesa për votim u bë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Balla tha se vendimi u mor në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.

Spiropali një ditë më pas në një konferencë për mediat foli lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS. Spiropali u shpreh se ajo është gruaja e parë që përjashtohet nga grupi i PS. Sipas saj do të ketë edhe raste të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, probleme me energjinë në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe

Edhe këtë të enjte, në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut, kryesisht me intensitet mesatar. Ndërkohë, raportohet se situata paraqitet përgjithësisht...
12:33 | 26/11/2026

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, i gjendet armë zjarri në kroskotin e makinës

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një armë...
12:24 | 26/11/2026

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti. Ziçishti ishte një mjek kirurg i njohur për kontributin e tij në...
12:23 | 26/11/2026