Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Hoxha: Zgjerimi dhe integrimi ekonomik, pjesë e të njëjtit projekt europian
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mbajti një fjalë në Forumin e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Tiranë nën moton “Horizont i ri”.
Në fjalën e tij, Ministri Hoxha u ndal në potencialin ekonomik të rajonit, mundësitë për investime dhe rëndësinë e integrimit ekonomik në procesin e anëtarësimit në BE.
“Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE nuk është një ceremoni në fund të rrugëtimit. Është një transformim ekonomik që po ndodh çdo ditë. Prandaj, zgjerimi dhe integrimi ekonomik nuk mund të jenë dy biseda të ndara”, u shpreh Hoxha.
Ministri nënvizoi rëndësinë e parashikueshmërisë dhe besueshmërisë për tërheqjen e investimeve, duke evidentuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, linjëzimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe përafrimin gradual të ekonomisë me rregullat dhe standardet europiane.
Hoxha identifikoi si fusha me potencial për investime infrastrukturën e transportit, përfshirë Korridorin VIII, energjinë, teknologjinë digjitale, inteligjencën artificiale dhe industrinë e avancuar, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Ministri u ndal edhe në rëndësinë e integrimit të tregjeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen e konkurrueshmërisë dhe tërheqjen e investimeve.
“Veçmas, jemi gjashtë tregje të vogla. Së bashku, jemi një mundësi serioze investimi”, theksoi Ministri Hoxha.
Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës (VIDEO)
Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, probleme me energjinë në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe
Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, i gjendet armë zjarri në kroskotin e makinës
- 12:55 Pas fitores së “Listës së Studentëve” , Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
- 12:48 Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës (VIDEO)
- 12:45 Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave
- 12:33 Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, probleme me energjinë në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe
- 12:32 Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime
- 12:24 Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, i gjendet armë zjarri në kroskotin e makinës