Milani po përgatit rreth 70 milionë euro për merkaton e janarit, pas investimeve prej 160 milionë eurosh gjatë verës për afrimin e Ramos, Gila dhe Moreira. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi kuqezi duket se ka braktisur idenë e qëndrueshmërisë financiare dhe synon ndërtimin e një skuadre menjëherë konkurruese.
Kjo shumë vjen në një moment kur bilanci i klubit paraqet rreziqe të mëdha për sezonin 2026/27, që mund të mbyllet me një deficit prej 140-150 milionë eurosh, shkruan Telesport. Kostoja e skuadrës pritet të rritet me rreth 40 milionë euro këtë sezon, ndërsa Milani po përjeton vitin e dytë radhazi pa Champions League.
Rritja e shpenzimeve vjen edhe nga rinovimet e Pulisic dhe Pavlovic, si dhe nga negociatat në vijim për Rabiot. “RedBird” ka injektuar tashmë 50 milionë euro, por rikapitalizimet nuk mjaftojnë për të përmbushur kriteret e “Fair Play Financiar”. Prandaj, rikthimi dhe garimi i qëndrueshëm në Champions League bëhen jetikë për klubin.
Për pronarin Gerry Cardinale, ky është një bast me rrezik të lartë. Mbetet gjithashtu çështja e borxhit të lidhur me rifinancimin e huasë së “Elliott”, me afat deri në vitin 2029.
