Përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Gjermani kanë bërë thirrje përmes një mesazhi që shqiptarët të mblidhen në protestë në Tiranë me 28 nëntor dhe me 29 nëntor në Köln – Gjermani.
‘Le ta mbushim Tiranën dhe zemrën e Evropës me ngjyrat kuq e zi, me zërin dhe unitetin tonë’, thuhet ne mesazh.
THIRRJE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!
Sot nuk është koha për të heshtur dhe as për të qëndruar larg! Zemra e kombit thërret bijtë e saj nga çdo cep i botës. Largësia gjeografike nuk e zbeh kurrë dashurinë për vatanin kur atdheu thërret, jemi një trup dhe një shpirt i pandarë!
Le ta mbushim Tiranën dhe zemrën e Evropës me ngjyrat kuq e zi, me zërin dhe unitetin tonë:
28 Nëntor 2026 | Ora 10:00
Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
29 Nëntor 2026 | Ora 15:00
Breslauer Platz, 50668 Köln (Gjermani)
Nuk ka rëndësi krahina apo largësia, flamuri që na mbulon është një i vetëm! Merrni flamujt, familjet dhe miqtë tuaj.
Ejani të bashkohemi, ejani të dëgjohemi! Bashkimi bën fuqinë!

© SYRI.net
Berisha: Kjo është paketa fiskale e pamëshirësisë! Për rininë keni lënë vetëm 1.5 milionë euro në buxhet
PD çon në Kushtetuese ndarjen e re administrativo territoriale! Kërkohet pezullimi dhe shfuqizimi i ligjit
Shëndetësia publike në ankand/ Rama hap dyert për privatizimin e spitaleve, pajisjet dhe sallat shtetërore në shërbim të biznesit