E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK çon në gjyq 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali, u sekuestruan 680 mijë euro në Murriqan

SPAK ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim parash dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Itali.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia të Barit, me mbështetjen e Eurojust. Sipas SPAK, grupi merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Itali, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal transferoheshin drejt Shqipërisë për t’u pastruar dhe për t’u fshehur origjina e tyre.

Në kuadër të hetimeve është dokumentuar edhe transportimi i parave përmes shoferëve të transportit ndërkombëtar dhe korrierëve. Shumat fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, për të shmangur kontrollet policore.

Një nga episodet e dokumentuara është ai i datës 14 nëntor 2024, në pikën kufitare të Murriqanit, ku u sekuestruan 680 mijë e 595 euro. Paratë ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur posaçërisht në një automjet tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga Lefter Nelaj.

Reklamë

SPAK ka identifikuar edhe rolet e personave të dyshuar në organizimin e aktivitetit. Sipas hetimeve, Ergys Kastrati dyshohet se koordinonte furnizimin dhe porositë për marrjen e parave në Itali, ndërsa Igli Kamberi menaxhonte aktivitetin e trafikut dhe vendoste për destinacionin e përfitimeve.

Edi Brahaj dyshohet se koordinonte transportuesit dhe mënyrën e fshehjes së parave, ndërsa Nevila Kamberi administronte fondet e grupit dhe përcaktonte transportuesit dhe destinacionin e tyre në Shqipëri.

Në mesin e të pandehurve janë edhe Idajete Kurti, Bardhok Gjergji, Dituri Buzi, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Lefter Nelaj.

Hetimet vijojnë në Shqipëri dhe Itali për identifikimin e plotë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

SPAK thekson se të gjithë personat e pandehur prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

1.      Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2.      Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

3.      Nevila Kamberi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

4.      Idajete Kurti, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

5.      Bardhok Gjergji, i akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6.      Lefter Nelaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7.      Edi Brahaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8.      Dituri Buzi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

9.      Saimir Pirra, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10.  Sokol Fusha, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.