Demo dhe Kumbaro kundëër bullizmit kr Joana
“HELP4YOU”, NJË ADRESË E VETME KUNDËR BULLIZMIT ONLINE

Demo dhe Kumbaro kundëër bullizmit kr Joana
Ministrat Mirela Kumbaro dhe Ervin Demo zhvilluan një takim me gjimnazistët mbi bullizmin dhe dhunën verbale, ku prezantuan platformën që u lehtëson të rinjve mundësinë të denoncojnë rastet

Demo dhe Kumbaro kundëër bullizmit kr Joana

“Ndihma për ty”, (Help4You), një platformë online e krijuar nga Europol, tashmë është edhe në gjuhën shqipe, e disponueshme për nxënësit për t'u informuar dhe për të kërkuar këshillim lidhur me rastet e dhunës online dhe shqetësimet që hasin në hapësirën digjitale. 

Për t’i folur nga afër të rinjve mbi këtë paketë kundër bullizmit, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo, zhvilluan një takim të hapur me nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” (Efekte)

"Duhet ti dretjohem në mënyrë të vecantë vajzave..Kur një vajzë thotë nuk dua të më ngresh zërin të më detyrosh të më përqafosh, jo është jo, dhe këtë duhet ta dinë djhemtë komshoiu burrat babai shoku, jo është jo dhe e përcaktoj vetëm unë ju dhe vetëm ju se kur doni të thoni po" tha Kumbaro. 

"Ka rregulla të pashkruara në shkollë që ai që tregon perceptohet edhe si spiun por mbrojtja e njëri tjetrit duhet të jetë boshti kryesor që të bëheni bashkë të mbroni më të dobtin, ti rrini në krah individëve që ndihen më të kërcënuar" tha Ministri Demo.. 

Platforma “Help4You” unifikon në një adresë të vetme gjithë institiucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve.

"Kjo platformë synon të na vendosë në kushtet kur mund të identifikojmë se kush ka nevojë për ndihmën tonë dhe të jemi aty, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, për t'i qëndruar pranë. Punonjës të trajnuar të policisë do të zhvillojnë orë edukimi me nxënësit për t’i nxitur ata drejt ngritjes së zërit përmes denoncimit, dhe jo heshtjes përballë bullizmit online" tha Demo. 

Numri i oficerëve të sigurisë në shkolla është rritur nga 150, disa vite më parë, në 400 aktualisht.