Britania e madhe regjistroi nivelin më të ulët të migracionit neto vjetor në gati tri dekada, me përjashtim të periudhës së pandemisë së koronavirusit, sipas statistikave zyrtare të publikuara të enjten. Ky zhvillim lehtëson presionin politik mbi qeverinë, por mund të ndikojë negativisht në ekonomi. Zyra për Statistika Kombëtare njoftoi se migracioni neto ra në 77,000 gjatë 12 muajve deri në fund të qershorit, krahasuar me 204,000 një vit më parë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 1997, një shifër që ishte synuar edhe nga qeveritë e mëparshme. Ish-kryeministri konservator, David Cameron, u zotua për herë të parë në vitin 2010 se do ta ulte migracionin neto në "dhjetëra mijëra", por nuk arriti ta përmbushte këtë objektiv. Në përgjithësi, migracioni neto vjetor drejt Britanisë ka rënë me rreth 90% krahasuar me kulmin e tij prej gati një milioni njerëzish në vitin 2023.