Ali Demi mbytet nga pallatet: Banorët të shqetësuar për trafikun dhe mungesën e infrastrukturës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2026, 13:19

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania ndërtimin e një pallati 18-katësh në zonën e Ali Demit, në Tiranë, përballë zonës së Mangalemit.

Sipas qytetarit, zona është tashmë e mbipopulluar me pallate, ndërsa infrastruktura rrugore është e pamjaftueshme për të përballuar fluksin e banorëve dhe automjeteve. Ai thekson se trafiku i përditshëm është kthyer në një problem serioz dhe se rrugët ekzistuese mezi përballojnë qarkullimin.

Pavarësisht kësaj situate, sipas denoncimit, është dhënë leja për ndërtimin e një tjetër pallati 18-katësh. Qytetari pretendon se leja është marrë brenda një periudhe prej dy javësh dhe se punimet kanë nisur menjëherë pas saj.

Banorët ngrenë shqetësimin se ndërtimi i ri do të sjellë edhe më shumë probleme, duke nisur nga bllokimi i hapësirave dhe i pamjes, deri te vështirësitë për parkimin dhe lëvizjen me automjete apo në këmbë.

Pyetja që ngre ky denoncim është: Si mund të miratohen leje të reja ndërtimi në zona ku infrastruktura ekzistuese nuk arrin të përballojë as ngarkesën aktuale?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit