I riu u kap në rrugën “Dine Hoxha”, teksa lëvizte me një makinë tip “Range Rover”.
Policia sekuestroi armën e gjetur në kroskot së bashku me municionin luftarak.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Dine Hoxha”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, me të cilin qarkullonte 27-vjeçari, në kroskot iu gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.











Komente
Komento