Nën akuzë për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike, SPAK dërgon për gjykim 10 persona (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe shtetit fqinj.

Të pandehurit janë: Igli Kamberi, Ergys Kastrati alias Bishja, Nevila Kamberi, Idajete Kurti, Bardhok Gjergji, Lefter Nelaj, Edi Brahaj, Dituri Buzi, Saimir Pirra dhe Sokol Fusha.

Të lidhura

None found

Ata akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Si funksiononte skema?

Sipas SPAK, grupi kriminal ishte i përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në Italinë e Jugut dhe zona të tjera të vendit, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm transportoheshin drejt Shqipërisë përmes një rrjeti të organizuar korrierësh dhe shoferësh të transportit ndërkombëtar.

Shumat monetare fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura, ndërsa transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të parave që dërgonin.

Një nga episodet kryesore të dokumentuara është ai i 14 nëntorit 2024, kur në pikën kufitare të Muriqanit, u sekuestruan 680.595 euro. Paratë ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur në një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues Lefter Nelajn.

Rolet e te pandehurve

Sipas hetimeve, Ergys Kastrati alias Bishja dyshohet se ishte furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit, duke dhënë porositë për tërheqjen e parave në Itali. Igli Kamberi dyshohet se menaxhonte aktivitetin e trafikut të drogës dhe vendoste për destinacionin e përfitimeve financiare.

Ndërsa Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke u dhënë udhëzime për itinerarin, paketimin dhe fshehjen e parave. Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e shumave monetare, ndërsa Lefter Nelaj kryente transportimin e tyre drejt Shqipërisë dhe raportonte përmes fotografive mbi paratë e mbledhura dhe procesin e transferimit.

Nevila Kamberi, bashkëshortja e Igli Kamberit, sipas SPAK, administronte të ashtuquajturën “arkë” të grupit, duke vendosur për shumat, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri.

Dituri Buzi dyshohet se bashkëpunonte me të bijën, Nevila Kamberi, dhe Saimir Pirrën për transferimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë, duke qenë në dijeni të origjinës kriminale të tyre. Saimir Pirra akuzohet për transportimin fizik të shumave monetare në dy episode të dokumentuara, ndërsa Sokol Fusha dyshohet se transportonte para të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri.

Idajete Kurti, e afërme familjare e Igli Kamberit, dyshohet se shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave në banesën e tij, me qëllim shmangien e sekuestrimit.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.243/1 të vitit 2026, në ngarkim të të pandehurve:

  1. Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Nevila Kamberi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Idajete Kurti, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Bardhok Gjergji, i akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Lefter Nelaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Edi Brahaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Dituri Buzi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Saimir Pirra, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  1. Sokol Fusha, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në Shqipëri dhe Itali nga një Skuadër e Përbashkët Hetimore, mes Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorisë DDA të Barit,Itali, me mbështetjen e Eurojust. Gjatë hetimit të kryer në Itali dhe Shqipëri është dokumentuar aktiviteti kriminal i kryer nga shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra penale si trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vrasje me dashje, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Gjithashtu gjatë këtij hetimi janë dokumentuar episode të transferimit të vlerave të ndryshme monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal i tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Italinë e Jugut dhe në zona të tjera të Italisë, duke i dërguar më pas vlerat monetare të përfituara drejt Shqipërisë, me qëllim pastrimin dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të  tyre.

Paratë transportoheshin në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, kryesisht me shoferë të transportit ndërkombëtar ose me korrierë, përmes rrugëve informale, për të shmangur kontrollet nga agjencitë ligjzbatuese dhe gjurmimin e tyre. Ato fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të shumës së transportuar.

Më 14.11.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, Shkodër, gjatë një kontrolli të koordinuar me hetimin e përbashkët, u sekuestrua shuma prej 680.595 euro, e fshehur në një  vend të përshtatur enkas në automjetin “Mercedes Benz” me targë AB216RE, me drejtues shtetasin Lefter Nelaj.

Hetimet e kryera për këtë grup kriminal kanë mundësuar identifikimin e të pandehurit Ergys Kastrati, si furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit dhe dhënësi i porosive për marrjen e parave në Itali. I pandehuri Igli Kamberi menaxhonte trafikimin në Itali dhe vendoste mbi destinacionin e përfitimeve. Ndërsa i pandehuri Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke i dhënë udhëzime për itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave. I pandehuri, Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e parave, duke u shfaqur si një prej hallkave të mekanizmit. I pandehur Lefter Nelaj transportonte paratë duke ndjekur udhëzimet e koordinuesve dhe duke dërguar fotografi të shumave të marra dhe ecurinë e grumbullimit dhe transferimit të vlerave monetare.

E pandehura Nevila Kamberi, bashkëshortja e të pandehurit, Igli Kamberi, administronte “arkën” e grupit, duke vendosur për shumën, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri. E pandehura Dituri Buzi bashkëpunonte me të bijën,  Nevila Kamberi dhe të pandehurin Saimir Pirra për transferimin e shumave monetare nga Italia drejt Shqipërisë dhe ishte në dijeni të origjinës kriminale të aktivitetit, duke u bërë në mënyrë të vëtëdijshme pjesë aktive  e mekanizmit të ruajtjes dhe transferimit të vlerave monetare. I pandehuri Saimir Pirra në koordinim me pjestarët e tjerë të grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri, ka kryer transportimin fizik të shumave monetare gjatë dy episodeve të dokumentuara.I pandehuri Sokol Fusha ishte pjesë e zinxhirit të funksionimit të grupit kriminal duke transportuar vlera monetare të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri. Ndërsa e pandehura Idajete Kurti, me lidhje familjare me të pandehurin Igli Kamberi shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave nga banesa e tij, për të shmangur sekuestrimin.

Hetimet vazhdojnë në Itali dhe Shqipëri për identifikimin e plotë të pjesëtarëve të grupit kriminal.


Shtuar më 26.11.2026 13:32

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş