Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës, policia: Urdhër ndalimi për Vincesk Pirolin dhe një tjetër
Pas më shumë se një viti është zbardhur vrasje me armë zjarri e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se lidhur me rastin janë caktuar masat “arrest me burg” ndaj dy personave të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njëri prej urdhrave të ndalimit është lëshuar për Vincensk Pirolin. Piroli u lirua disa ditë më parë nga gjykata e Apelit paso ishte arrestuar së bashku me 2 persona të tjerë nën dyshimet se do kryenin vrasje në Lezhë.
Personi tjetër i përfshirë në vrasjen e ish-policit mësohet se është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale.
“DVP Shkodër. Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram.
Gjykata cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.
Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale”, njofton policia.
Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit
Të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike, SPAK dërgon në gjyq 10 persona
Reforma zgjedhore, 2 ekspertë të Komisionit të Venecias në Tiranë! Takohen me ekspertët e Komisionit
- 13:37 Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit
- 13:19 Të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike, SPAK dërgon në gjyq 10 persona
- 13:13 Reforma zgjedhore, 2 ekspertë të Komisionit të Venecias në Tiranë! Takohen me ekspertët e Komisionit
- 13:02 Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Hoxha: Zgjerimi dhe integrimi ekonomik, pjesë e të njëjtit projekt europian
- 12:55 Pas fitores së “Listës së Studentëve” , Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
- 12:48 Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës (VIDEO)