E enjte, 26 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Politikë

Nga thirrjet kundër politikanëve te ambicia për t’u bërë vetë politikanë, studentët shpallin sot vendimin për organizimin politik

Studentët e përfshirë në protestat e javëve të fundit në Tiranë pritet të bëjnë sot publik vendimin e tyre për krijimin e një force politike.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga organizatorët e protestës, vendimi do të komunikohet në orën 16:30, përpara hyrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Nisma shënon një zhvillim të ri në aktivitetin e studentëve, të cilët, pas protestave në rrugë, synojnë të organizohen edhe politikisht.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi emrin, programin, strukturën drejtuese të forcës së re politike apo ambiciet e saj për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë hollësi mbi nismën pritet të bëhen publike gjatë deklaratës së pasdites.

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *