Gjykata e Posaçme ka dënuar me 100 orë punë në interes publik kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme te votuesit, në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.
Trupi gjykues vendosi që kryebashkiaku të kryejë 100 orë punë në interes publik, duke shpallur kështu vendimin për çështjen penale ndaj tij.a.b