E enjte, 26 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Kronikë

Mbi 66 kilogramë kanabis u zbuluan dhe u sekuestruan ,në një zonë të Thesprotisë në Greqi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Mbi 66 kilogramë kanabis i papërpunuar u zbuluan dhe u sekuestruan ,në një zonë të Thesprotisë ne Greqi duke parandaluar kështu shpërndarjen e mëtejshme të lëndës narkotike e cila dyshohet se vinte nga Shqiperia.

Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, u arrestuan tre shtetas , ndaj të cilëve u ngrit dosje penale për vepra të karakterit të rëndë penal.

Më konkretisht:

Në kuadër të operacioneve për luftimin e trafikut të lëndëve narkotike, efektivët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Zbulimit të Krimeve në Igumenicë, në bashkëpunim me Departamentin e Dytë të Rojës Kufitare në Filiates, lokalizuan një automjet tip veturë, në të cilin udhëtonte një shtetas i huaj.

Automjeti u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit brenda tij u gjetën dhe u sekuestruan 60 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë të përgjithshme 66 kilogramë e 742 gramë.
Më pas, në një vend tjetër u ndalua edhe një automjet i dytë, në të cilin udhëtonin dy shtetas dyshohet se vinin nga Saranda. Nga hetimet rezultoi se ata vepronin si pararojë e automjetit që transportonte lëndën narkotike, duke e informuar drejtuesin e tij për kontrolle të mundshme policore gjatë rrugës.Në kuadër të hetimeve u sekuestruan dy automjetet, një shumë parash prej 1.130 eurosh dhe katër telefona celularë. Në operacionin e kontrollit ndihmuan gjithashtu edhe qentë antidrogë të policisë, të quajtur “IKARUS” dhe “JERRY”.
Shpesh here policia greke po godet se fundmi raste te transportit te lendes narkotike si nga pikat kufitare me Shqiperine ne zonen e jugut ashtu dhe nga portet detare .

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *