Trafiku i drogës në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari! Sekuestrohen disa doza kokainë dhe kanabis

26 Nëntor 2026 | 14:01

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai shiste doza të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhjetëra doza kokaine dhe Cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I arrestuari është identifikuar si Ervis Hysenllari.

“DVP Shkodër / Vijon operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, që iu gjetën 25-vjeçarit gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të punës së kryer në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Për këtë rast, u arrestua shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe ambienteve të ndryshme në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se qëndronte me qëllim shitjen e dozave të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi dhjetëra doza kokaine dhe Cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për ndarjen administrativo-territoriale, i cili redukton numrin e...
13:37 | 26/11/2026

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës, policia: Urdhër ndalimi për Vincesk Pirolin dhe një tjetër

Pas më shumë se një viti është zbardhur vrasje me armë zjarri e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Policia në një njoftim zyrtar...
13:33 | 26/11/2026

Të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike, SPAK dërgon në gjyq 10 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar për gjykim 10 persona të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve...
13:19 | 26/11/2026