SPAK çon për gjykim grupin e Igli Kamberit që trafikonte drogë e pastronte paratë mes Italisë dhe Shqipërisë, si funksiononte skema, zbulohet “kyç” e shoqja Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se shiste doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera të qytetit.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhjetëra doza të dy lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër / Vijon operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”.
Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, që iu gjetën 25-vjeçarit gjatë kontrollit fizik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të punës së kryer në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Për këtë rast, u arrestua shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe ambienteve të ndryshme në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se qëndronte me qëllim shitjen e dozave të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi dhjetëra doza kokaine dhe Cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel