E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat/ Balla kujton “21 janarin”: Kërkova të më hiqej imuniteti e të hetohesha, ndaj nesh u derdhën plumba kallashnikovi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po sillet si një regjim autoritar, duke iu referuar protestave të qytetarëve, akteve normative dhe masave ndaj mediave që transmetojnë tubimet.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku deklaroi se protestat janë një shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve dhe se kanë zgjuar veçanërisht rininë shqiptare. Sipas saj, qytetarët po kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet më fort, ndërsa qeveria po përgjigjet me kufizime dhe me zgjerim të kompetencave të Policisë.

“Shqiptarët po protestojnë që zëri i tyre të jetë më i fortë. Kanë grisur fasadën e asaj qeverisjeje që gjendet në raporte, por nuk gjendet në jetën e tyre. Protesta ka zgjuar atë që duhet të zgjonte, rininë shqiptare. Me aktet normative silleni sikur jemi një shtet policor. Por nëse jemi shtet policor, na e thoni. Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991. Me këto sjellje, Shqipëria është në autokraci. Regjimi i ndan pushtetit të Enver Hoxhës. Sot të rinjtë po kërkojnë Europën”, deklaroi Tabaku.

Akuzave të Tabakut u është kundërpërgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili tha se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë ku numri i policëve të lënduar në tubim është më i lartë se ai i protestuesve.

Reklamë

Balla më tej, hoqi edhe një paralele me protestat e 21 janarit 2011, ku tha se ai si organizator i tubimit do hetohej nga prokuroria e për këtë theksoi se ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit e të dalë para drejtësisë për të marrë përgjegjësitë ligjore.

“Nuk është politikisht korrekte tu thuash kolegëve a keni fëmijë apo nuk keni? Zonja Tabaku tha që Shqipëria sot është gjitiz. Një kryetare e një komisioni parlamentar, në garën për t’i pëlqyer Saliut, edhe Jorida që mund të konsiderohej një ishull u përmbyt. E dashur Joridë, po më duket Tritani më europian se ty. Është është degradimi i diskursit që vjen nga llogorja e SHQUP. Por kjo është protesta e parë në Europë ku numri i policëve të lënduar është më i madh se ai i protestuesve. E vërteta është se edhe mes radhëve të policisë së shtetit ka pasur plagosje të rënda. Një punonjës policie kaloi shumë kohë në koma nga goditja në kokë, një shef komisariati me sy të dëmtuar e plot policë të djegur e masakruar. Kush guxon të godasë punonjësin e policsë dhe të refuzojë urdhrin e policisë është në shkelje të ligjit dhe po kryen një shkelje të rëndë penale. Kundërshtimi i urdhrit të policisë është vepër penale, dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Goditja e policit është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burg. Respekti për policinë e shtetit duhet të jetë gjëja e parë.

Sa i përket protestuesve, ligji për tusbimet ishte i vjetër, i 2001, por edhe pse i vjetër e kishte të ndaluar përdorimin e maskave në tubime. Të përfshirët në dhunë, zjarrvënie gjatë këtyre protestave ishin persona të mbuluar, identiteti i tyre ishte i identifikueshëm. Subjeketet që marrin përsipër organizimin e tubimeve, janë përgjegjës. Unë jam organizator i 21 janarit dhe në fund të asaj proteste, prokuroria ka ardhur parlament dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit për hetime dhe unë i kam kërkuar Kuvendit të më hiqte imunitet dhe të mbaja përgjegjësi. Ndaj nesh erdhën plumba kallashnikove dhe u vranë 4 qytetarë”, tha Balla

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.