Rama pret në Kryeministri Komisioneren Marta Kos
Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, si dhe ditën e nesërme në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Më 25 nëntor 2026, në Tiranë nisi Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, e organizuar nën kujdesin e Qeverisë Shqiptare, në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Aktiviteti vijon edhe gjatë ditës së sotme, më 26 nëntor.
Në qendër të diskutimeve janë sektorët me potencial të lartë zhvillimi dhe investimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.
Aktiviteti synon të promovojë mundësitë e investimit në rajon, të nxisë partneritete strategjike dhe të forcojë lidhjet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.




