Shkolla e Jubës në Durrës e rrethuar nga uji, nxënësit s’kanë ku kalojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2026, 14:13

Një situatë shqetësuese raportohet në shkollën e fshatit Jubë, në Durrës, ku ambientet e institucionit arsimor dhe hapësirat përreth janë mbushur me ujë, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e nxënësve.

Sipas denoncimit të një qytetari, fëmijët detyrohen të kalojnë nëpër ujë për të shkuar në mësim, duke u lagur këmbët dhe duke u përballur me kushte të papërshtatshme.

Prindërit shprehin shqetësimin për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon që problematika të bëhet publike dhe institucionet të marrin masa konkrete për të garantuar kushte normale dhe të sigurta për nxënësit.

Fëmijët e Jubës meritojnë të shkojnë në shkollë në kushte dinjitoze, pa u detyruar të kalojnë përmes ujit për të ndjekur mësimin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit