Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli do të kryejë 100 orë punë në shërbim të komunitetit. Dënimi u konvertua pasi GJKKO e dënoi me 1 vit burgim për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i kërkoi gjykatës më 12 nëntor shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe dënimin me 1 vit burg, po ashtu dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, nën dyshimin se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.