• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

by editor
November 26, 2026
in Aktualitet, Politike
PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Reformën Administrativo Territoriale, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit të miratuar nga maxhoranca. Në kërkesë, PD rendit disa shkelje.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se një nga shkeljet lidhet me mënyrën e miratimit të ligjit, pasi, sipas PD-së, nuk është siguruar shumica e cilësuar e kërkuar nga Kushtetuta, për shkak të pavlefshmërisë së tri votave të dhëna gjatë seancës plenare.

Po ashtu, PD thekson se nuk ka pasur konsultim paraprak me banorët e bashkive që preken, të cilët e kanë kundërshtuar masivisht ndarjen e re territoriale. PD deklaron se kjo ka cenuar autonominë vendore dhe ka shkelur Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, veçanërisht nenin 5 të saj.

PD argumenton gjithashtu se miratimi i ligjit vetëm me votat e maxhorancës ka cenuar parimin e sigurisë juridike. Opozita kërkon që Kushtetuesja të pezullojë ligjin dhe ta shqyrtojë atë me përparësi.

“Dje grupi i PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ndarjes së re territoriale, që ul numrin e bashkive nga 61 në 46. Në kërkesën drejtuar GJK, grupi unë ka evidentuar shkeljet kushtetuese që maxhoranca ka kryer në miratimin e ligjit për ndarjen e re. Së pari, është evidentuar se miratimi i ligjit është bërë pa pasur shumicën e cilësuar të kërkuar nga kushtetuta për shkak të pavlefshmërisë së tre votave të dhëna gjatë seancës plenare. Së dyti, është evidentuar se nuk ka pasur asnjë konsultim paraprak me qytetarët që masivisht e kishin kundërshtuar. Kjo ka sjellë cenim të autonomisë vendore dhe siç shprehen autoritetet lokale të KiE, ka cenuar Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe nenin 5 të saj.

Së fundmi, kemi evidentuar se ky ligj i miratuat vetëm me votat e maxhorancës sipas vullnetit të Edi Ramës ka cenuar sigurinë juridike. Për shkak të urgjencës që paraqet kjo çështje, i kemi kërkuar së pari GJK pezullimin e këtij ligji dhe së dyti shqyrtimin e tij me përparësi për shkak se presidenti në mënyrë të njëanshme ka dekretuar zgjedhjet e reja vendore. Kërkojmë që GJK të respektojë kushtetutën, t’i bindet vullnetit të qytetarëve dhe autoriteteve lokale të 15 bashkive, që kanë qenë kundër ligjit të ri me votat e Edi Ramës.”, tha Bardhi.

Më 9 Tetor, PS miratoi me 85 vota pro reformën e re Administrativo-Territoriale, që përfshin 46 bashki, 77 qytete dhe 387 njësi administrative. Votën pro e dhanë edhe deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët ishin shprehur më herët kundër propozimit të PS-së.

Bashkitë që shkrihen janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.

Previous Post

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

editor

editor

TË FUNDIT

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

November 26, 2026
Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

November 26, 2026
Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama ‘dëbon’ Spiropalin edhe nga karriget e socialistëve

Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama ‘dëbon’ Spiropalin edhe nga karriget e socialistëve

November 26, 2026
Zbardhet shkresa e OSBE/ODIHR, kërkon sqarime për mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Zbardhet shkresa e OSBE/ODIHR, kërkon sqarime për mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

November 26, 2026
Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

November 26, 2026
Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

November 26, 2026
“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

November 26, 2026
“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

November 26, 2026
Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

November 26, 2026
“Nuk ka festë pa protestë!”/ Media zvicerane: Tubim në Gjenevë, në mbështetje të protestuesve shqiptarë

“Nuk ka festë pa protestë!”/ Media zvicerane: Tubim në Gjenevë, në mbështetje të protestuesve shqiptarë

November 26, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL