Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos (VIDEO)

26 Nëntor 2026 | 14:32

Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, si dhe ditën e nesërme në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Që prej ditës së djeshme, në Tiranë ka nisur Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, e organizuar nën kujdesin e Qeverisë Shqiptare, në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Aktiviteti vijon edhe gjatë ditës së sotme.

Në qendër të diskutimeve janë sektorët me potencial të lartë zhvillimi dhe investimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.

Aktiviteti synon të promovojë mundësitë e investimit në rajon, të nxisë partneritete strategjike dhe të forcojë lidhjet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka folur lidhur me protestën e studentëve që zhvillohet prej muajsh. Tabaku akuzoi qeverinë dhe...
14:12 | 26/11/2026

Protestat studentore, Demo nga Kuvendi: Detyra e policisë ishte zbatimi i ligjit, ndërhyrja ishte proporcionale

Duke folur në Kuvend për situatën e krijuar mes policisë dhe protestuesve gjatë protestave në Tiranë, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u shpreh...
14:09 | 26/11/2026

Trafiku i drogës në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari! Sekuestrohen disa doza kokainë dhe kanabis

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai shiste doza të lëndëve narkotike. Gjatë...
14:01 | 26/11/2026