Një kërcënim me bombë përmes telefonit ka vënë në alarm autoritetet britanike në objektin HMS Excellent të Marinës Mbretërore, në qytetin e Portsmouth. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë dhe kontrolleve në zonë, alarmi është shuar.

Menjëherë pas marrjes së telefonatës, forca të shumta policie u mobilizuan dhe rrethuan zonën përreth objektit ushtarak, ndërsa nisën kontrollet për të verifikuar nëse kishte ndonjë pajisje shpërthyese.

Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat britanike, gjatë kontrolleve nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, si dhe për të identifikuar origjinën e kërcënimit telefonik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb