Një aksident rrugor ka ndodhur në rrethrrotullimin e Çermës, në drejtim të Divjakës, ku një kamion i ngarkuar me tulla është përplasur me një automjet tip Benz.
Si pasojë e përplasjes, tullat janë shpërndarë në të gjithë rrugën, duke bllokuar plotësisht kryqëzimin dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është fakti se, sipas qytetarëve, kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga aksidenti dhe ende nuk ka mbërritur asnjë patrullë policie në vendngjarje.
Qytetarët raportojnë se kanë telefonuar vazhdimisht policinë për të kërkuar ndërhyrje, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje.