Bashkimi Europian shpërndan fonde, qeveritë në Kosovë, Serbi dhe Bosnje nuk arrijnë t’i përthithin.
Shkak është bërë mosrealizimi i reformave.
Për Kosovën, e cila kaloi një krizë të gjatë politike, implementimi i fondeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të ishte një lehtësim për biznesin dhe xhepat e qytetarëve, por qeverisja nuk nxitoi për këtë.
Që nga fillimi, Kosova ka patur në dispozion 882.6 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024–2027.
Prishtina mori vetëm 61.8 milionë euro si parafinancim që në 16 prill të 2026-tës, humbi 43.8 milionë euro (tashmë të pakthyeshme) dhe duhet të nxitoi për të kapur pjesën tjetër të fondeve 131.5 milionë euro, për të cilat ka afat të punoj deri në 31 dhjetor.
43.8 milionë eurot e humbura përfundimisht nuk u shpërndanë për Kosovën pasi vendi nuk përmbushi 6 nga 13 reformat e kërkuara deri në 30 qershor 2026, mes të cilave reformat në sistemin e drejtësisë, sektorin e energjisë apo luftimin e krimit të organizuar.
Për Serbinë, një tjetër humbëse, Bashkimi Europian kishte ndarë një një alokim fillestar prej 1 miliard e 586.4 milionë eurosh.
Beogradi ka marrë deri tani 167.6 milionë euro, nga të cilat 111 milionë euro janë parafinancim.
Pjesa tjetër e parave është në duart e të zgjedhurve të rinj, të cilët duhet të përmbushin reformat dhe kushtet e unionit, edhe pse aty ekzekutivi ende nuk është formuar.
Edhe Bosnja dhe Hercegovina është në kategorinë e humbësve.
Ajo ka pasur një alokim fillestar prej 1 miliard e 85 milionë eurosh, por Bosnja është një rast i veçantë: për shkak të vonesave në miratimin e Agjendës së Reformave, BE-ja ia ka zvogëluar alokimin fillestar me 10 përqind.
Bosnja nuk ka mundur të marrë ende as parafinancimin.
Paratë e humbura deri më tani, plot 338 milionë euro, siç deklaroi shefja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do ti shkojnë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.










