Lansimi i lojës Grand Theft Auto VI (GTA VI) po nxit një valë të re interesi te udhëtarët, të cilët po kërkojnë akomodime të frymëzuara nga botët virtuale. Sipas një studimi të Hotels.com të quajtur “Get a Room”, kërkimet globale për prona me dhoma lojërash janë rritur me 220 për qind nga shtatori në nëntor 2026.
Fenomeni po njihet tashmë si turizmi i lojërave dhe po tërheq vëmendjen e hoteleve në shumë vende. Hakeri i GTA VI është dënuar me shtatë vjet burg në Britani, ndërsa loja vazhdon të tërheqë vëmendjen globale. GTA 6 thyen rekordet e shitjes, çka e ushqen më tej këtë interes për udhëtime të frymëzuara nga lojrat elektronike.
Në të njëjtën periudhë, kërkimet për hotele që ofrojnë shërbim në dhomë u rritën me 65 për qind. Kjo sugjeron se shumë njerëz po ndërmarrin udhëtime për t’u shkëputur dhe për t’u zhytur në botën e tyre virtuale. Ekspertët kishin parashikuar më herët se të ashtuquajturat “gami-vacations”, pushimet e lidhura me lojërat, do të ishin një nga tendencat kryesore të vitit 2026.
Sipas tyre, lojtarët po udhëtojnë drejt vendeve reale që shfaqen në tituj si Ghost of Tsushima, Assassin’s Creed dhe God of War. Bordet e turizmit kanë nisur gjithashtu të bashkëpunojnë me zhvilluesit e lojërave për të përfituar nga kjo prirje. Kërkimet për hotele janë rritur ndjeshëm në këtë kontekst.
Miami dhe Panama City Beach, destinacionet më të kërkuara Në krye të destinacioneve në rritje qëndron nostalgia. Të dhënat e Hotels.com tregojnë se kërkimet për Miami janë rritur me 70 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa ato për Panama City Beach janë rritur me 130 për qind.
Të dyja qytetet kanë frymëzuar “Vice City” imagjinare, ku zhvillohet veprimi i GTA VI. Udhëtarët duken të etur të përjetojnë vetë rrugët e ndriçuara me drita neoni dhe bulevardet e rreshtuara me palma, edhe pse qëndrojnë brenda duke luajtur lojën. Disa hotele tashmë po i përshtaten kësaj tendence, duke ofruar ambiente të dedikuara për lojëra për mysafirët që duan të bëjnë disa sesione mes vizitave turistike.
Në Berlin, hoteli nhow ka dhoma lojërash të ndërtuara posaçërisht, me pajisje të nivelit të lartë dhe konzola. Në Suedi, Steam Hotel ofron një suitë të veçantë për të luajtur me miqtë. Pushimet e lidhura me lojërat nuk kufizohen vetëm në qytete.
Resorti Kandima Maldives ka hapësirën e vet PlaySpace, me pajisje lojërash dhe zona sociale, ku mysafirët mund të kalojnë nga aventurat virtuale në relaksimin në ishull.
Një hotel Minecraft pritet të hapet pranë Londrës Në vitin 2027, tendenca pritet të shkojë një hap më tej. Një hotel i ri i quajtur Minecraft World Hotel parashikohet të hapet pranë Londrës vitin e ardhshëm, duke u dhënë fansave mundësinë të flenë brenda botës së lojës më të shitur të të gjitha kohërave.
Përveç GTA-së dhe hoteleve, edhe pushimet e lojërave po bëhen një mënyrë gjithnjë e më e popullarizuar udhëtimi. Fansat po shkojnë drejt vendeve reale që shfaqen në lojërat e tyre të preferuara. Ata kërkojnë përvoja të frymëzuara nga aventurat virtuale ose marrin pjesë në konventa të mëdha të lojërave.
Kjo prirje ushqehet nga popullariteti i titujve si Ghost of Tsushima dhe Assassin’s Creed, si dhe nga dëshira në rritje për udhëtime të lidhura me hobi. Ka shumë destinacione për të zgjedhur. Malet Jotunheimen në Norvegji shfaqen në God of War, ndërsa Skocia ofron sfondin për pjesë të Assassin’s Creed.
Fansat e Ghost of Tsushima mund të vizitojnë ishullin Tsushima në Japoni, ndërsa Montana në Shtetet e Bashkuara lidhet me Far Cry 5 dhe ofron mundësinë për të eksploruar peizazhet e Parkut Kombëtar të Glacier. Disa udhëtime e çojnë përvojën edhe më tej, me aplikacione që ofrojnë misione, sfida, shpërblime dhe distinktivë, duke e kthyer vizitën turistike në diçka që i ngjan një loje reale.
Të tjerë i planifikojnë pushimet rreth ngjarjeve dhe konventave kryesore të lojërave, përfshirë Gamescom në Gjermani dhe Paris Games Week. Bordet e turizmit po e kuptojnë gjithashtu potencialin e këtij turizmi, madje disa po bashkëpunojnë drejtpërdrejt me zhvilluesit për t’i bërë destinacionet e tyre më të njohura. Çekia, për shembull, ka punuar me krijuesit e Kingdom Come: Deliverance 2 për të promovuar vendet që shfaqen në lojë.
