Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në kryeministri, Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Komisionerja Kos ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.
Po ashtu të premten Komisionerja Kos do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që do të mbledhë në Tiranë liderët e rajonit.
Samiti pritet të shërbejë si një mundësi për diskutimin e hapave të mëtejshëm drejt reformave dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Europian.

