“The Pitt” rikthehet me sezonin e tretë në janar 2027

Seriali “The Pitt” do të rikthehet me sezonin e tretë më 7 janar 2027 në HBO Max.
Sezoni i ri do të përmbajë 15 episode, të cilat do të publikohen një herë në javë, ndërsa finalja pritet të transmetohet në prill.
Ngjarjet do të zhvillohen katër muaj pas përfundimit të sezonit të dytë dhe do të përqendrohen te rikthimi i mjekut Michael “Robby” Robinavitch, të cilin e interpreton Noah Wyle, në spitalin Pittsburgh Trauma Medical Center, pas një periudhe pushimi për t'u përballur me traumën e përjetuar gjatë punës.

Në sezonin e ri, Robby do të ritakohet me kolegët e tij, përfshirë ish-nxënësin Frank Langdon, me të cilin kishte pasur marrëdhënie të tensionuara.
Krahas Noah Wyle, në kastin e ri rikthehen edhe Patrick Ball, Katherine LaNasa, Isa Briones, Taylor Dearden, Fiona Dourif dhe aktorë të tjerë.
Ndërkohë, Ayesha Harris bëhet pjesë e kastit të rregullt, teksa Shawn Hatosy rikthehet si aktor i ftuar dhe do të drejtojë episodin e pestë.
Serialit i bashkohen edhe aktorë të rinj, teksa Supriya Ganesh nuk do të jetë pjesë e sezonit të tretë.
- YouTube www.youtube.com
Rikthimi i “The Pitt” vjen pas suksesit të madh në çmimet Emmy, ku seriali u shpall drama më e mirë, ndonëse Noah Wyle fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol kryesor. /Telegrafi/












































