Një incident i pabesueshëm dhe mjaft kontrovers ka ndodhur në Ligën e Kampionëve të Azisë 2, gjatë ndeshjes mes Al Jazira dhe Gol Gohar, në Abu Dhabi.

Arbitri sirian, Hanna Hattab, dyshohet se ka shfaqur sjellje të pazakonta gjatë drejtimit të takimit, duke shkaktuar reagime të shumta. Madje, skuadra vendase ka paraqitur ankesë zyrtare, duke e akuzuar arbitrin se kishte drejtuar ndeshjen në gjendje të dehur.

Një nga episodet që ka nxitur më shumë polemika ishte ndëshkimi me karton të verdhë i portierit kundërshtar për një faull në mesfushë, në një distancë prej dhjetëra metrash nga ai. Pamjet e këtij momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Drejtori i Gol Gohar, Hejdar Afsari, nuk hezitoi të flistë pas ndeshjes.

‘Arbitri në ndeshjen kundër Al Xhazirës nuk ishte në gjendje normale dhe madje edhe lojtarët e Al Jazirës na thanë të njëjtën gjë. Klubi njoftoi menjëherë zyrtarët e ndeshjes dhe paralajmëroi se nuk do të luanim nëse situata do të mbetej e njëjtë. Numri 77 i Al Xhazirës duhej të përjashtohej me karton të kuq pas faullit të tij të dytë, por arbitri e regjistroi kartonin në emër të portierit kundërshtar. Arbitri u zëvendësua pasi informuam AFC’.
Kujtojmë se tek Al Jazira luan Asllani.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb