Kadrijaj uron ish-krerët e UÇK-së për 28 Nëntor: Shpresojmë që vitin e ardhshëm ta presin në liri
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë një deklarimi në Kuvendin e Kosovës, ka përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit, duke përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Kadrijaj tha se dëshiron t’i përshëndesë nga Kuvendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët tha se po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ajo u shpreh se shpreson që 28 Nëntorin e vitit të ardhshëm ta festojnë të lirë.
“Dua t’i përshëndes krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’ua uroj 28 Nëntorin. Shpresojmë që 28 Nëntorin e ardhshëm ta presin në liri”, deklaroi Kadrijaj.















