Durrës/ Përmbytet rruga 'Taulantia' dhe shëtitorja në Vollga

14:30, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer problematikën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Këtë herë, uji ka pushtuar rrugën “Taulantia”, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.

Siç shihet edhe nga pamjet, sasia e ujit të grumbulluar në rrugë ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur situatat problematike.

Përmbytja e këtij aksi rikthen edhe një herë në vëmendje problematikën e kullimit të ujërave gjatë reshjeve intensive, një shqetësim që shoqëron vazhdimisht qytetin bregdetar.

Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së premte dhe të shtunën, duke mbajtur nën vëmendje situatën në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco