Në seancën maraton që po zhvillohet në parlament mazhoranca ka prezantuar ndryshimet e bëra në buxhet dhe paketën fiskale gjatë komisioneve parlamentare. Në cilësinë e përfaqësuesit të komisionit përgjegjes të ekonomisë, deputeti erion brace e ka quajtur të mirëstrukturuar këtë projektbuxhet duke deklaruar se sugjerimet në ndryshime nuk cënojnë detyrimin ligjor të balancës primare pozitive. Ndërsa u ndalë dhe tek propozimi për paketën higjienosanitare të bërë nga vet ai. “Thellojnë politikat e materializuara në to duke përfshirë shtuar përfitimet për kategori të gjëra të shoqërisë.