Flick “sinonim” i golit, gjermani thyen rekordin e Guardiola-s

Sport | 25 minuta më parë

Që skuadrat e Hansi Flick kanë tendecë për të shënuar gola kjo nuk është një risi. 61-vjeçari me fitoren e thellë që mori në drejtimin e Barçës përballë Sabah në Azerbajxhan ka vendosur një rekord në këtë drejtim pasi në drejtimin e FC Bayern dhe Barcelona-s ai ka festuar 150 gola në Champions League. Hansi Flick për të arritur këtë shifër impresionuese golash i janë dashur vetëm 49 ndeshje.

Ky rekord më parë i përkiste Pep Guardiola-s, të cilit për të arritur 150 gola në Champions League i janë dashur plot 16 ndeshje më shumë se Hansi Flick.

Mesatarja e golave të shënuar për ndeshje për ekipet e Flick në Champions League është e çmendur për 90’ realizojnë 3.06 gola. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme