Fjalimin e fundit si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani e shoqëroi me emocione, gjatë pritjes solemne për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Shqipërinë e gjeta këtu” tha Meidani teksa solli në vëmendje mardhënien mes dy vendeve, bashkëpunimet e realizuara dhe lidhjen me shqiptartë e Maqedonisë se Veriut. Ambasadori renditi edhe disa prej aritjeve gjatë mandatit të tij, nga lehtësimi kufitar dhe abetarja e unifikuar, te mbeshtetja për arsimin dhe projektet kulturore.