Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje për zgjerimin e arsenalit bërthamor të vendit pas inspektimit të objekteve të përfshira në prodhimin e materialeve bërthamore dhe zhvillimin e armëve, raportuan mediat shtetërore të enjten. Lideri koreanoverior vizitoi objektet të mërkurën, duke përfshirë dy fabrika prodhimi të materialeve bërthamore dhe një institut kërkimor për armët bërthamore. Vendndodhjet e tyre nuk janë zbuluar. Gjatë vizitës, Kim Jong un bëri thirrje për përdorim më të gjerë të armëve bërthamore taktike në operacione të ndryshme ushtarake, duke përshkruar zgjerimin e aftësive bërthamore të vendit si një detyrë të rëndësishme dhe urgjente. Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha se vendi po rrit sistematikisht kapacitetin e tij për të prodhuar materiale bërthamore për të forcuar arsenalin e tij bërthamor. Vizita vjen mes shqetësimit ndërkombëtar në rritje në lidhje me programin bërthamor të Phenianit.