Integrimi europian/ Marta Kos në Tiranë: Përcaktuese, mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve për personat me pozita të larta në pushtet!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas saj, sa më shumë t’i afrohet Shqipëria anëtarësimit në Bashkimin Evropian, aq më e rëndësishme bëhet dëshmia se institucionet e vendit funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe efektive.

Të lidhura

None found

Një vëmendje të veçantë komisionerja i kushtoi shtetit të së drejtës, duke theksuar se përcaktuese do të jetë mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve, përfshirë edhe rastet që përfshijnë persona në pozita të larta të pushtetit.

Gjithashtu, jo u ndal edhe te procesi i reformave ligjore, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve që preken nga ndryshimet në legjislacion. Sipas saj, shoqëria civile duhet të ketë mundësi reale për të kontribuar në reformat që do të formësojnë të ardhmen e Shqipërisë.

“Ju keni ndërmarrë reforma të rëndësishme, keni ngritur institucione për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë. Udhërrëfyesi që keni publikuar tregon rrugën që duhet ndjekur. Ne të gjithë e dimë që udhërrëfyesi nuk përbën garanci. Sa më pranë anëtarësimit, aq më shumë duhet të tregoni se institucionet funksionojnë.

Në fushën e shtetit të së drejtës do të jetë përcaktuese se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve, përfshirë edhe ato për persona që janë në pozita të larta të pushtetit.

Ata që ndikohen nga ndryshimet në legjislacion duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e procesit. Shoqëria civile duhet të ketë mundësi të vërtetë të kontribuojë në këtë reformë që do të formësojë të ardhmen e Shqipërisë.

Disa nga shqetësimet që janë ngritur nga protestat e fundit kanë të bëjnë me negociatat e anëtarësimit”,- tha Kos.


Shtuar më 26.11.2026 15:47

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisBahis Siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş