Balla: Dallimet politike të mos pengojnë reformat, Shqipëria në BE është objektiv kombëtar
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi konsensus mes mazhorancës dhe opozitës për reformat që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se dallimet politike nuk duhet të pengojnë përmbushjen e objektivave kombëtare.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ku ishte e pranishme komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, Balla e cilësoi anëtarësimin në BE si një destinacion të përbashkët për të gjitha forcat politike dhe institucionet shqiptare.
“Ky nuk është objektivi vetëm i qeverisë, por objektivi ynë mbarëkombëtar, që përshkon programet e forcave politike dhe angazhimin e institucioneve. Mund të kemi qasje të ndryshme mbi qeverisjen, por destinacioni ynë i përbashkët është Shqipëria në BE.
Dallimet që na mbajnë larg njëri-tjetrit nuk duhet të bëhen pengesë në përmbushjen e objektivave kombëtare. Objektivi ynë është t’i kthejmë rekomandimet në rezultate legjislative dhe në ndryshime të prekshme për të gjithë qytetarët”, tha Balla.
Marta Kos: Ndër vendet kandidate, Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE
LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale
- 15:41 Marta Kos: Ndër vendet kandidate, Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE
- 15:33 “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE
- 14:43 LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale
- 14:32 Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos (VIDEO)
- 14:12 Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë
- 14:09 Protestat studentore, Demo nga Kuvendi: Detyra e policisë ishte zbatimi i ligjit, ndërhyrja ishte proporcionale