Egnatia përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në arenën europiane, ndërsa vëmendja është te kapiteni Albano Aleksi. Mesfushori pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës rrogozhinase në përballjen me Lincoln, ku objektivi është një paraqitje bindëse dhe një rezultat pozitiv.
“Sa e vështirë është të mbajmë skuadrën me këmbë në tokë? Në disa momente është e vështirë, por në disa momente jo, sepse kemi lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur në nivele të tilla edhe më parë, por dhe gjatë javës kem punuar që të jemi sa më të qetë dhe të mos futemi në presion”.
“Ne, favoritë? Në futboll asnjëherë nuk i dihet, sidomos në garat europiane. Gjithsesi, ne kemi lojtarë me eksperiencë dhe në ndeshje deçizive kanë rezultuar vendimtarë, shpresoj që edhe nesër të jemi sa më të qetë, sepse kjo do na ndihmojë që të arrijmë objektivin që kemi”.
“Sekteri i këtij ekipi? Eksperienca që kemi fituar. Më përpara euforia që luanim në një garë europiane nuk na ka ndihmuar, por këtë vit që nga fillimi jemi treguar dinjitoz me futbollin që kemi luajtur. E rëndësishme është që të besojmë te vetja, te grupi, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Nëse besojmë të vetja, çdo gjë është e arritshme”.
“Lincoln, një kundërshtar i lehtë? Jo, nuk mendojmë kështu. Në futbollin europian, por edhe në kampionatin tonë, nuk ka ekipe të lehta. I vlerësojmë të gjithë kundërshtarët njëllojë, jemi përgatitur maksimalisht. Do japim gjithçka pë ta fituar këtë ndeshje”.
