Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet, vetëm në pjesën që parashikon gjoba për bllokimin e rrugëve.
Deri në shqyrtimin në themel të kërkesës, dispozitat që lidhen me gjobat për bllokimin e rrugëve nuk do të jenë të zbatueshme.
Gjithashtu, Kushtetuesja ka vendosur që kërkesa të shqyrtohet me përparësi, pa pritur afatet e zakonshme procedurale, të cilat mund të shkojnë deri në tre muaj.
“Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ.
Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicë votash, vendosi:
- Pranimin e pjesshëm të kërkesës për pezullim.
- Pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që shton nenin 24/1, pika 2, të ligjit “Për tubimet”. Kjo dispozitë parashikon sanksion administrativ për bllokimin e rrugëve automobilistike ose të akseve rrugore gjatë një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.
- Shqyrtimin me përparësi të çështjes”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Kushtetueses.
Kapet 43-vjeçari me 30 doza kokainë pranë një shkolle, në banesë iu gjetën edhe rreth 400 gramë drogë
Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave
I dënuari u mbajt në burg përtej afatit, KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares
- 17:08 Aktori francez Gerard Depardieu do të dalë në gjyq, akuzohet për përdhunim dhe sulmin seksual
- 17:06 Koreja e Veriut pezullon ndihmën ushtarake për Rusinë, tensione mes Kim Jong Un dhe Moskës
- 17:00 Zbulohen mesazhe të dyshuara antisemite të Jordan Bardellës, kreu i partisë Tubimi Kombëtar i mohon akuzat
- 16:59 Kuvajt, dy punëtorë italianë të vrarë në sulmin iranian
- 16:51 Kapet 43-vjeçari me 30 doza kokainë pranë një shkolle, në banesë iu gjetën edhe rreth 400 gramë drogë
- 16:45 Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër