• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Manifaktura në fije të perit” Bizneset paralajmërojnë mbyllje fabrikash nga paketa fiskale 2027

by Lajm Lajm
November 26, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Manifaktura në fije të perit” Bizneset paralajmërojnë mbyllje fabrikash nga paketa fiskale 2027
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi i ndryshimeve fiskale siç i propozoi qeveria do të shkurtojë 50 vende pune çdo ditë në sektorin e manifakturës.

 

Teksa paralajmërojnë “dëme pa mundësi kthimi”, përfaqësues të sektorit paralajmërojnë “largim të kësaj industrie nga Shqipëria”.

 

“Sektori numëronte rreth 75 mijë të punësuar në vitin 2024, sipas statistikave sektoriale të raportuara mbi bazën e INSTAT-it, duke evidentuar peshën e tij në punësimin industrial, sot rreth 50 mijë të punësuar. Kjo ecuri, së bashku me forcimin e lekut ndaj euros, rritjen e kostove dhe vështirësitë në sigurimin e fuqisë punëtore, kërkon vëmendje të veçantë ndaj konkurrueshmërisë së industrisë eksportuese”, deklaroi Florian Zekja, kryetar i “Manifaktura Shqiptare.

 

Për të shmangur skenarin e “shkatërrimit pa mundësi kthimi”, përfaqësuesit e një prej sektorëve më të mëdhenj të punësimit kërkojnë heqjen e pragut të pa-tatueshëm të pagave në 60 mijë lekë në muaj për të gjithë punëmarrësit.

 

“Kërkojmë rritjen e pragut të patatueshëm në 60,000 lekë në muaj për të gjithë punëmarrësit, duke tatuar vetëm pjesën e të ardhurave që tejkalon këtë shumë. Në një industri me intensitet të lartë punësimi, kjo masë do të rriste pagën neto të punonjësve që përfitojnë nga ndryshimi, pa rritur koston bruto të pagës për ndërmarrjet, duke mbështetur fuqinë blerëse dhe ruajtjen e punësimit formal”, u shpreh Florian Zekja, kryetar i “Manifaktura Shqiptare.

Përfaqësues nga manifaktura kërkojnë rishikimin e propozimit për rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8 për qind në 15 për qind. Kjo në kushtet e nënçmimit të vijueshëm të euros.

 

“Rishqyrtimi i normës 15% Paketa Fiskale 2027 propozon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, që përfaqëson një rritje prej 87.5% të detyrimit tatimor mbi të njëjtën shumë dividendi të shpërndarë. Për një industri që ka nevojë për kapital, teknologji dhe modernizim të vazhdueshëm, kërkojmë rishqyrtimin e normës së propozuar dhe vlerësimin e ruajtjes së normës 8%, së bashku me mekanizma fiskalë që nxisin konkretisht investimet në makineri, teknologji dhe zgjerim kapacitetesh”, tha Florian Zekja, kryetar i “Manifaktura Shqiptare.

 

Sipërmarrës në sektorin e manifakturës kërkojnë ngritjen e fondeve të dedikuara dhe skemave të granteve për industrinë prodhuese dhe eksportuese, me fokus modernizimin teknologjik, automatizimin, eficiencën energjetike dhe rritjen e vlerës së shtuar të prodhimit vendas. /A2 CNN

Tags: biznese fabrika Paketa Fiskale 2027
Previous Post

Moti i keq në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset malore nga rënia e gurëve

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Manifaktura në fije të perit” Bizneset paralajmërojnë mbyllje fabrikash nga paketa fiskale 2027

“Manifaktura në fije të perit” Bizneset paralajmërojnë mbyllje fabrikash nga paketa fiskale 2027

November 26, 2026
Moti i keq në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset malore nga rënia e gurëve

Moti i keq në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset malore nga rënia e gurëve

November 26, 2026
Përjashtimi i Spiropalit, akti që vulos paranojën e Ramës

Përjashtimi i Spiropalit, akti që vulos paranojën e Ramës

November 26, 2026
Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

Shqipëria eksporton mbi 80% të naftës bruto, por mbetet e varur nga importet

November 26, 2026
Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë: Përshpejtoni reformat dhe forconi shtetin e së drejtës

Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë: Përshpejtoni reformat dhe forconi shtetin e së drejtës

November 26, 2026
BIRN: Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

BIRN: Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

November 26, 2026
Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

November 26, 2026
Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-policit Lleshaj, policia lëshon urdhër ndalimi për Vinçens Pirolin

Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-policit Lleshaj, policia lëshon urdhër ndalimi për Vinçens Pirolin

November 26, 2026
PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit

November 26, 2026
Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit

November 26, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL