Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër
26 Nëntor 2026 |
16:45
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.
Kështu ka bërë të ditur Presidenca, ku njofton se Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.
Në kuadër të samitit, Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.
Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Lajme të Sugjeruara
PDK publikon katër hapa për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapa të rinj në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen...
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime
Nesër përfundon afati që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të...
Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)
Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flamuri kombëtar kuqezi dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në...
- 16:43 Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave
- 16:39 Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve
- 16:17 I dënuari u mbajt në burg përtej afatit, KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares
- 16:14 PDK publikon katër hapa për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë
- 16:02 PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!
- 15:59 Komisionerja për Zgjerimin e BE-së: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë