Deputeti Blendi Himçi dhe mjeku gastrohepatolog, Gentian Shabanaj janë dy prej emrave më të preferuar nga demokratët në Elbasan për kandidat për kryetar bashkie. Kur kanë mbetur dhe 4 ditë për të dorëzuar kandidaturat në PD-në qendrore, tashmë dega e Elbasanit e ka gati listën. Janë 11 kandidatura të propozuara nga baza ku spikasin deputeti aktual i PD-së, Blendi Himçi, i cili duhet të heqë dorë nga mandati nëse do të garojë për bashkinë dhe mjeku gastrohepatolog, Gentian Shabanaj. Ky i fundit është dhe nënkryetar i PD-së në Elbasan.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se cilët do të marrin miratimin përfundimtar të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe do të shpallen zyrtarisht kandidatë për zgjedhjet vendore.
Afati i dorëzimit të propozimeve është e hëna e 30 nëntorit. Ndërkohë më herët kanë nisur të artikohen dhe emrat në bashkinë e tjera.
Në Tiranë më i lakuari është mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është propozuar nga dega nr.2, në Durrës kryetari aktual i degës, Ardian Gashi, në Krujë Aulon Kalaja.
Sa i takon Shkodrës, një bastion i së djathtës që u theu Benet Beci, demokratët kanë propozuar Bardh Spahinë dhe deputetin Kliti Hoti, që ëshë më favorit.
Në Kurbin janë propoziar disa emra nga baza, mes të cilëve Edmond Shkoza dhe Marenglen Doçi por dhe deputeti Kastriot Piroli.
Në Lezhë pritet të lërë mandatin e deputetit, Gjin Gjoni nëse do të pranojë propozimin e bazës për të kandidatuar përballë Pjerin Ndreu që kërkon mandatin e tretë.
Sakaq në Kamëz, ish-kryetari historik Xhelal Mziu, pritet të kthehet në garë, pas 7 vitesh. Mziu nuk e ka fshehur dëshirën por pritet vendimi i drejtuesve të PD-së.










Komente
Komento