Një jetë në gjurmët e Shpat Kasapit! Flet për herë të parë kompozitori që e rriti artistikisht, tregon të panjohurat e këngëtarit
Kompozitori Avni Qahili, personi i cili e rriti artistikisht Shpat Kasapi ka folur për herë të parë për rrugëtimin e këngëtarit.
Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion”, Qahili tha se për Shpatin ka krijuar këngën “Axhami” kur ai ishte vetëm 15 vjeç, këngë e cila bëri jehonë dhe doli jashtë parashikimeve të tyre.
Afrimiteti dhe marrëdhënia familjare e tyre është reflektuar ndër vite, ndërsa Avniu ka qëndruar krah Shpatit gjithmnonë.
“Kënga “Axhami” në moshën 15 vjeçare ishte Shpati. Ai promovim ka shpërthyer tej masave nga televizioneve shqiptare.
Ndoshta jeta e tij do merrte tjetër drejtim. Por ajo këngë bëri që Shpati të ishte ai që ishte deri ditën e fundit të jetës.
Nëna e kishte me merak Shpatin dhe më tha që e dua një këngë për djalin. Ai erdhi i qeshur dhe mua më lindi ideja t’ia shkruaja “Axhami”. Bëmë këngën dhe Klipin në Shkup dhe ai shpërtheu. Ne me nënën e tij kishim merakun si do të vijonte. Kështu ne bëmë këngën tjetër dhe morëm pjesë në një festival. Dhe këtu filloj rrugëtimi. Bëmë edhe një album me Shpatin.
Shpati nuk kishte menaxher. Mundohej nëna e tij. Ajo ishte profesoreshë në universitet. Mundohej ndonjë herë edhe vëllai i tij. Ai u fut në një det ku kishte shumë peshkaqen. Ai dinte të notonte, por mbeti në mes të detit.
Kur u martua, krijuam edhe një këngë për bashkëshorten e tij. Këtë këngë e kam krijuar në shtëpinë e tij”, tha kompozitori.




