E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Showbiz

“Janë të rrallë njerëzit si Shpati”/ Producenti rrëfen momentet e dhimbshme: Isha i shokuar, nuk flisja dot me nënën e tij

Producenti Avni Qahili, njeriu që i besoi talentit të Shpat Kasapit që në hapat e parë të karrierës së tij, ka ndarë kujtimet dhe emocionet për këngëtarin, duke treguar edhe momentet e vështira kur mësoi lajmin për ndarjen e tij nga jeta.

I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion” Qahili tha se Shpati ishte një nga njerëzit e rrallë që dinin të shprehnin mirënjohje, duke theksuar se ai, nëna dhe familja e tij kishin ruajtur gjithmonë të njëjtën marrëdhënie me të.

Producenti tregoi se natën kur këngëtari ndërroi jetë, ishte aq i tronditur sa nuk arriti t’i përgjigjej telefonatës. Ai rrëfeu se më pas telefonoi kushërirën e Shpatit dhe i kërkoi si t’ia tregonte nënës së këngëtarit ngjarjen tragjike.

“Janë të rrallë njerëzit që janë mirënjohës si Shpati. Shpati ka qenë i tillë. Gjithmonë ai, nëna e tij dhe familja e tij. Natën që ai ndërroi jetë u shokuam të gjithë. Unë, nga shqetësimi dhe ankthi, nuk ia hapa telefonin nënës së tij. Nuk flisja dot. Marr vajzën e tezes së Shpatit dhe i them: ‘S’ia them dot nënës së Shpatit’. ‘Jo, thuaja’, më tha, ‘ajo është e fortë’”, rrëfeu Qahili.

Reklamë

Ai u ndal edhe te ceremonia mortore, duke e cilësuar atë si një dëshmi të dashurisë dhe respektit që publiku kishte për këngëtarin. Sipas tij, në varrimin e Shpat Kasapit mori pjesë e gjithë bota shqiptare, ndërsa qyteti i Tetovës u bllokua nga njerëzit që kishin dalë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“Edhe ceremonia e varrimit ka qenë spektakël. Prej ditës që e kuptuan se ndërroi jetë, e nderuan të gjithë. Erdhi e gjithë bota shqiptare. Ajo ceremoni ka qenë si paradë që bën ushtria. E gjithë Tetova ka qenë e bllokuar. Njerëzit vetorganizoheshin. Ishte një dhimbje e madhe”, u shpreh producenti.

Artisti u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, në Itali, pas një arresti kardiak. Lajmi i papritur tronditi familjarët, miqtë, kolegët dhe publikun që e kishte ndjekur gjatë karrierës së tij muzikore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.