FIFA viktimë e një sulmi kibernetik, ja çfarë ndodhi

Futboll Bota | 5 minuta më parë

Pas ndeshjeve të raundit të pestë grupit në Ligën e Kampionëve, FIFA është vënë sërish në shënjestër të hakerave. Vetë federata ndërkombëtare e konfirmoi këtë, duke njoftuar në faqen e internetit të sigurisë kibernetike The Record se kishte qenë viktimë e një sulmi  që rezultoi në akses në të dhëna të rëndësishme personale dhe të korporatave. Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i organit qeverisës të futbollit botëror konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të identifikuar përgjegjësit.

Ky incident i fundit i shtohet sulmeve të fundit kundër ligave evropiane të futbollit. Të hënën, më 23 nëntor, La Liga njoftoi se hakerat kishin vjedhur të dhënat personale të tifozëve, duke hyrë në shërbimet dixhitale të disa klubeve spanjolle.

Majin e kaluar, policia e Amsterdamit arrestoi një burrë 35-vjeçar me akuzën e hakimit të kompjuterit të Ajax-it, ndërsa FFF (Federata Franceze e Futbollit) kishte raportuar një sulm hakerash në vitin 2025.

Organizata nuk është përgjigjur ende në pyetjet në lidhje me natyrën e incidentit. Javën e kaluar, grupi i krimit kibernetik Handsome Boy Hacking Club (HBHC) njoftoi se kishte vjedhur mbi 12 GB të dhëna nga organizata dhe kishte tentuar, pa sukses, të zhvaste para nga FIFA. Të dhënat e vjedhura thuhet se përfshinin dokumente të rëndësshme, të dhëna financiare dhe informacione qeverisëse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme