Një grup studentësh kanë njoftuar krijimin e një force të re politike, pas mbi 170 ditësh protesta.

Prezantuesja e tyre, në një deklaratë të shkurtër për media ka njoftuar emrin e partisë së re, “Të Bashkuar për Shqipërinë”,

Përfaqësuesja tha se tashmë do të nisin punën për mbledhjen e firmave të nevojshme në qytete dhe fshatra të vendit, për t’i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Jemi këtu për të lajmëruar krijimin e partisë; Partia Të bashkuar për Shqipërinë. Për 180 ditë kemi treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Partia “Të Bashkuar për Shqipërinë” do u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese për vendosjen e shtetit të së drejtës.

Do jemi me ju në qytete dhe fshatra. Duam të bashkojmë zërat dhe vullnetin e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë premtime ne vendosim standarde. Besimi nuk kërkohet ai fitohet. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standardeve”, u shpreh studentja.

Mbetet e paqartë nëse kjo forcë politike ka mbështetje të gjithëanshme nga studentët protestues apo është një fraksion i shkëputur prej saj.