Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës.
Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga tensioni i lartë i gjakut.
Dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë shkaktuar vdekjen, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.
Policia po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.











