Kronikë
E rëndë në Maliq, 43-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë! Ja çfarë dyshohet
Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sovjan, në bashkinë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës. Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga probleme kardiake.
Dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një problem shëndetësor i lidhur me zemrën, ndërsa për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes po kryhen veprimet hetimore nga policia.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




