Kurti ironizon deputetin e PDK-së: Gjithmonë seksi dhe gjinia, mbajeni mendjen diku tjetër (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat në Kuvend, gjatë diskutimeve për çështjet e seksit, gjinisë dhe orientimit seksual.
Kurti ironizoi deputetin e PDK-së për rikthimin e vazhdueshëm te këto tema, duke shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit.
“Gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual… Provoni ndoshta t’i mbani mendjet diku tjetër”, u shpreh Kurti.
Nga ana e tij, Rrahmani iu përgjigj kryeministrit duke theksuar se dikur i kishte besuar premtimeve të tij kur ishte në opozitë, por se tashmë nuk pajtohej me qëndrimet dhe angazhimet e tij në pushtet, veçanërisht për çështjet që lidhen me fëmijët dhe identitetin gjinor.
“Unë as që kërkova mirëkuptimin tuaj. Nuk kemi të përbashkët kurgjo. Unë mendoj krejt ndryshe nga çka mendon dhe vepron ti. Të kam besuar çka ke premtuar kur ke qenë në opozitë, por jo për çka angazhohesh gjatë këtij pushteti”, deklaroi Rrahmani.
Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër
PDK publikon katër hapa për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime
- 17:22 LeBron James vazhdon të sfidojë moshën, duke vendosur një rekord të ri në NBA.
- 17:16 Trump zbulon bisedën me Putinin: I kërkova të mos bëjë agresion ndaj Evropës
- 17:08 Aktori francez Gerard Depardieu do të dalë në gjyq, akuzohet për përdhunim dhe sulmin seksual
- 17:06 Koreja e Veriut pezullon ndihmën ushtarake për Rusinë, tensione mes Kim Jong Un dhe Moskës
- 17:00 Zbulohen mesazhe të dyshuara antisemite të Jordan Bardellës, kreu i partisë Tubimi Kombëtar i mohon akuzat
- 16:59 Kuvajt, dy punëtorë italianë të vrarë në sulmin iranian